Lajme
Më shumë të huaj po punojnë në Zvicër
Ndërsa numri i shtetasve zviceranë të punësuar u rrit me vetëm 0.1 për qind midis qershorit 2021 dhe qershorit 2022, numri i të huajve u rrit me 4.8 për qind në të njëjtën periudhë, njofton albinfo.ch.
Të dhënat e reja nga Enti Federal i Statistikave tregojnë se rritja më e madhe (12.6 për qind) ka qenë tek mbajtësit e lejeve afatshkurtëra L, pasuar nga mbajtësit e lejeve G ndërkufitare (6 për qind), lejet B (5.6 për qind) dhe 2.7. për qind për mbajtësit e lejes C.
Ky zhvillim “pasqyron një imigrim fuqimisht të orientuar nga tregu i punës në Zvicër”, tha qeveria në një deklaratë për shtyp.
“Kjo është për shkak të rritjes ekonomike të vërejtur pas heqjes së masave të lidhura me pandeminë dhe rritjes që rezultoi në kërkesën për punë”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










