Shkurt.ch
Më shumë udhëtarë fluturojnë me “Swiss”
“Swiss” në shtator ka regjistruar rritje të numrit të udhëtarëve me 4.4 për qind, në rreth 1.457.000.
Në nëntë muajt e parë të 2014-ës “Swiss” përcolli 12.3 milionë pasagjerë. Bëhet fjalë për 0.9 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i fluturimeve ka shënuar rënie nga janari deri në shtator, por nga 1 për qind në 109.740. 96.175 fluturime në tregun evropian (-1.5 për qind) dhe 13.565 (2,9 për qind) janë kryer në rrugët interkontinentale.
Numri i kilometrave të pasagjerëve është rritur me 1.5 për qind, pavarësisht numrit më të vogël të fluturimeve.
Në përgjithësi Lufthansa, Germanwings, Swiss dhe Austrian Airlines nga janari deri në shtator kanë transportuar numër rekord udhëtarësh prej rreth 81.2 milionë pasagjerësh. Kjo është një rritje prej 1.7 për qind, edhe pse 2.2 për qind më pak në krahasim me fluturimet që janë realizuar vitin e kaluar.
Në shtator numri i udhëtarëve në këtë grup u rrit me 3.5 për qind.
E-Diaspora
-
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea Shkencëtarja kosovare Pranvera Hyseni operon teleskopët më të avancuar të NASA-s në Mauna Kea... -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












