Shkurt.ch
Më të shtrenjtat, kinematë e Zvicrës
Nëse ju dëshironi të shikoni filmin e fundit në kinema duhet t’i shikoni thellë e më thellë xhepat tuaj
Kështu thotë një studim i portalit «Ab in den Urlaub», i cili ka nxjerrë në dritë çmimet e biletave duke vizituar 448 kinema në 115 qytete në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Fokusi ishte në çmimet e të shtunës, kur kinematë janë shumë të frekuentuara.
Në Gjermani kënaqësia për të shikuar një film në kinema kushton mesatarisht rreth 15 euro për dy persona. Në Austri biletat e kinemave sillen deri në 18 euro. Por, me të vërtetë, edhe një herë është më shtrenjtë në Zvicër. Me rreth 29 € një çift ose dy shokë mund të shikojnë një film në kinematë e Zvicrës, pothuajse dy herë më shtrenjtë se në Gjermani.
Por nuk është gjithmonë shtrenjtë. Ditëve të veçanta në kinema figurojnë bileta me zbritje mesatarisht deri në 22 për qind.
Gjithashtu edhe në qytetet zvicerane ka ndryshime në çmimet e kinemave. Një natë filmi më e lirë është në Gjenevë me rreth 27 €. Në Bernë kushton rreth 28 €, në Bazel 29 dhe në Cyrih është më i shtrenjti, 30 €, kanë gjetur autorët e studimit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










