Lajme
MeD dhe Oda e Avokatëve, Marrëveshje bashkëpunimi
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi në të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen e interesave të kosovarëve që jetojnë jashtë vendit
Ministri i Diasporës, Valon Murati dhe kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna, nënshkruan të martën një marrëveshje bashkëpunimi mes MeD-së dhe Odës së Avokatëve të Kosovës. Kjo marrëveshje, siç u tha, është e rëndësishme për mbrojtjen e interesave të mërgimtarëve.
“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi në të gjitha çështjet me interes të përbashkët, si mbrojtja e interesave të qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit, koordinimi i aktiviteteve juridike, njohja me të drejtat që u takojnë në vendet ku jetojnë, krijimi i kontakteve nëpërmjet rrjetëzimit të juristëve me diasporën dhe mërgatën, si dhe çështje të tjera të natyrës juridike”, thuhet në njoftimin e MeD-së.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, MeD-ja do të ndihmohet për projektimin dhe implementimin e projekteve konkrete, siç është rrjetëzimi i juristëve shqiptarë të diasporës dhe mërgatës.
Ministri Murati dhe kryetari i OAK-së, Ibrahim Dobruna, u pajtuan që të krijohen edhe grupe të punës për funksionalizimin e kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











