Kosova
Mediat italiane: Kosova, e kërcënuar nga kriptovalutat
Derisa autoritetet policore në Kosovë po vazhdojnë konfiskimin e pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave, gazeta italiane Corriere della Sera i ka kushtuar një artikull, duke shkruar se Kosova vetëm mori shkas nga trazirat në Kazakistan, pas së cilave, sipas të përditshmes italiane, qëndrojnë dhjetëra mijëra kompani që merren me kriptomonedha.
Trazirat e dhunshme në rrugë që përfshinë Kazakistanin u shkaktuan kryesisht nga rritja e çmimeve të karburantit të makinave, të cilat si pasojë ndikuan në të gjitha çmimet e konsumit. Por, pas këtij shpërthimi ekziston një shkak më i largët: zbarkimi në vendin e ish-BRSS-së i dhjetëra mijëra kompanive që merren me kriptomonedha.
Media italiane shkruan tutje se aktivitetet e Bitcoin kanë një ndikim shumë të lartë energjetik dhe kjo mund të ketë kontribuar në rritjen e çmimeve të hidrokarbureve, të liberalizuara nga Qeveria e Kazakistanit duke filluar nga viti 2022. Vende të tjera po përjetojnë probleme të ngjashme: Kosova dhe Irani, për shembull, pezulluan të gjitha transaksionet me Bitcoin pas një ndërprerjeje energjetike dhe problemeve në rrjetin elektrik.
Gjatë vitit 2021, sipas një përllogaritjeje të kryer nga Financial Times, rreth 88,000 kompani që merren me Bitcoin dhe Ethereum u zhvendosën në Kazakistan, kryesisht nga Kina, të tërhequr nga kostot e ulëta të energjisë elektrike. Delokalizimi masiv shkaktoi një rritje të kërkesës për energji me 8% në një vit, gjë që vuri në krizë rrjetin e shpërndarjes, duke shkaktuar ndërprerje të përsëritura të energjisë elektrike, shkruan kjo gazetë.
Qeveria është përpjekur të ndërhyjë duke taksuar aktivitetet e kompanive që minojnë kriptomonedha, disa prej të cilave akuzohen se punojnë në mënyrë të paligjshme. Nga ana tjetër, kërkesa e fortë për kilovat ka rritur çmimet e hidrokarbureve, duke shkaktuar spiralen e dhunës që shpërtheu në fillim të vitit në qytetet kryesore të Kazakistanit.
Por pse transaksionet me Bitcoin kanë një ndikim kaq të lartë në faturat e energjisë elektrike?
Për të “minuar” Bitcoin-et e vendosura në treg, është e nevojshme të vihen në punë shumë kompjuterë që përpunojnë vazhdimisht algoritme komplekse. Kërkohen shumë përllogaritje dhe janë këto që gjenerojnë “energji intensive”. Një kompani që merret me monedhën virtuale është tani një magazinë e madhe në të cilën punojnë në të njëjtën kohë qindra kompjuterë. Një studim i Qendrës për financat alternative të Universitetit të Cambridgeit ka llogaritur se “universi” i Bitcoin kërkon konsumin e 121 teravat orësh në vit, e barabartë me nevojat energjetike të vendeve si Polonia apo Argjentina. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, nga ana tjetër, llogarit se e gjithë kjo rezulton në prodhimin e 36 milionë tonëve C02, pasi rrjetet shpesh furnizohen me energji nga termocentrale me qymyr ose gaz, shkruan Corriere.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil










