Lajme
Mediat turke: Dy kosovarë të lënduar nga shpërthimi arrijnë në Turqi
Dy prej katër pacientëve që pësuan djegie në shpërthimin e bombolës në qytetin e Ferizajt kanë mbërritur në Stamboll të Turqisë për trajtim të mëtejshëm, raporton Anadolu Agency, përcjell albinfo.ch.
Me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është dërguar një avio-ambulancë në Kosovë, për të sjellë 4 personat për trajtim në Turqi.
Dy prej tyre mbërritën sot në mëngjes në Aeroportin Ataturk në Stamboll.
Pacientët u transferuan me ambulancë në spital. Ndërkohë avio-ambulanca u nis drejt Kosovës për të marrë dy të plagosurit të tjerë.
Trajtimi i tyre do të zhvillohet në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Bağcılar si dhe Spitalin e Qytetit Kartal Dr. Lütfi Kırdar.
Në qytetin e Ferizajt, më shumë se 40 persona u plagosën më 5 janar në shpërthimin e një bombole gazi në një restorant, nga të cilët 14 persona me djegie prej 35 deri 50 për qind u transferuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Të lënduarit janë të moshës midis 25 dhe 45 vjeç.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












