Kriza në Ukrainë
Medvedev vë në dyshim ekzistencën e Ukrainës në të ardhmen
"Dhe kush thotë se pas dy vitesh Ukraina do të vazhdojë të ekzistojë në hartën e botës? Por amerikanëve nuk u intereson..."
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, dyshon për ekzistencën e Ukrainës në një të ardhme të afërt. Lajmin e bën të ditur agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”.
“Dhe kush thotë se pas dy vjetësh Ukraina do të vazhdojë të ekzistojë në hartën e botës? Por amerikanëve nuk u intereson – ata janë aq të preokupuar në projektin ‘anti-rus’ sa nuk u intereson asgjë tjetër”, ka shkruar ai në Telegram, transmeton albinfo.ch.
Për më tepër, i besuari i Putinit dyshon se Ukraina mund të përmbushë detyrimet e saj ekonomike ndaj “zotërve jashtë shtetit”, gjegjësisht Shteteve të Bashkuara. Bëhet fjalë edhe për blerjen e gazit të lëngshëm për Ukrainën. “Pa gaz të lëngshëm perëndimor, Ukraina thjesht do të ngrijë”, ka thënë ai.
Medvedev ka publikuar postime të formuluara gjithnjë e më ashpër dhe mesazhe “nervoze” në rrjetet online që nga fillimi i operacionit ushtarak rus në Ukrainë më 24 shkurt dhe sanksionet pasuese perëndimore që u vendosën.
Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ai ishte kreu i shtetit rus, periudhë kjo pas së cilës ai mori postin e kryeministrit deri në vitin 2020. Aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. (afp/fis)
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg Zjarri në Strasbourg rrezikon jetën e dy vajzave shqiptare nga Kosova, familjarët arrijnë t’i shpëtojnë... -
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












