Sport
Mehmedi jep maksimumin në Evropian
“Unë nuk mendoj, që një gol ndryshon gjithçka. Unë jam përgatitur shumë për Kampionatin Evropian, duke arritur një nivel krejt ndryshe. Unë ndjehem vërtet mirë”, theksoi Mehmedi
Admir Mehmedi realizoi ndaj Rumanisë, duke i sjellë një pikë Zvicrës. Ai ka thënë për “Blick” se jep maksimumin, derisa flet edhe për ndeshjen e fundit, përcjell albinfo.ch.
“Unë kam bërë punën time si çdoherë. Kam punuar shumë në tre muajt e fundit edhe pse disa persona nuk ishin të kënaqur me aktivitetin tim kundër Shqipërisë. Unë vetë nuk e pash si keq. Por natyrisht goli i shënuar ishte mirë”, deklaroi sulmuesi shqiptar.
Ai ishte afër të zëvendësohej nga Embolo, por goli e shpëtoi atë. “Po, ama doli që nuk ishte ide e mirë… Fatmirësisht ai priti edhe goditjen nga këndi. Unë nuk mendoj, që një gol ndryshon gjithçka. Unë jam përgatitur shumë për Kampionatin Evropian, duke arritur një nivel krejt ndryshe. Unë ndjehem vërtet mirë”, theksoi sulmuesi nga Gostivari, duke shtuar: “Jam i përqendruar në Kampionatin Evropian dhe po japim maksimumin. Kjo është e rëndësishme. Kemi pasur probleme me konkretizimin e rasteve, por shpresoj se do të përmirësohemi në këtë aspekt”, përfundoi Admir Mehmedi.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais












