Sport
Mehmedi, Shaqiri dhe Nikçi, pushime në Meksikë
Pushimet nën diellin e Meksikës vijnë para sezonit të ri, që Mehmedin mund ta çojë në Kievin e ftohtë të Ukrainës
Dy yjet e futbollit zviceran, shqiptarët Mehmedi dhe Shaqiri kanë kaluar së bashku pushimet e fundvitit në Meksikën me diell. Me ta ka qenë edhe futbollisti tjetër i njohur i Cyrihut, Adrian Nikçi.
Ata së bashku kanë qenë në Playa del Carmen, për të bërë një “shkëputje” nga stresi i sezonit të kaluar dhe për të marrë pak “diell rezervë” për ditët e zymta të dimrit zviceran. Pamje nga pushimet e përbashkëta, Admiri i ka postuar edhe në facebook-un e tij.
Ai, i pyetur nga mediet zvicerane ka thënë se kanë kaluar shumë mirë me Shaqirin dhe Nikçin. Probleme nuk ka pasur fare. “Unë sërish do të shkoja në pushime me të. Ne bëjmë dallimin: në fushë jemi rivalë, ndërsa privatisht miq të mirë. Jemi kënaqur, kemi luajtur bashkë tenis dhe kemi qeshur shumë”.
Dy javë të tëra nën diellin meksikan, tre futbollistët shqiptarë bashkë me një shok tjetër kanë qenë një mundësi e mirë për të akumuluar energji për sezonin e ri që i pret.
Tash, kur afati kalimtar i futbollistëve vetëm sa s`ka filluar, për Mehmedin janë shtuar zërat se ai do të angazhohet për skuadrën Dynamo të Kievit të Ukrainës. Ai madje, sipas medieve zvicerane do të ketë udhëtuar sot për në Kiev, për të parë vendin dhe klubin
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Agjencia Federale e Sigurisë paralajmëron për një mashtrim të ri Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) ka marrë një numër gjithnjë e në rritje raportimesh për... -
Qeveria lejon shërbimin postar zviceran të kursejë në dërgesat e postës -
Akuza serioze ndaj Aare Seeland Mobil: Shoferët e trenave në kufijtë e durimit -
Migros: Punëtorët e larguar nga puna mbeten pa dhurata të Krishtlindjeve -
Këshilli Federal heziton për masa më të forta në mbrojtjen e të rinjve në rrjetet sociale










