Lajme
Mercedesi tërheq nga tregu mbi një milion vetura në SHBA
Mercedes-Benz është duke i tërhequr nga tregu më tepër se një milion vetura për shkak të një defekti në siguri, me sistemin e thirrjes së emergjencës në vetura, raporton BBC.
Problemi është te sistemi “eCall” në vetura, që alarmon shërbimet e emergjencës për një aksident dhe mbështetet te lokacioni i veturës për të lajmëruar ato për vendndodhjen.
Mirëpo, një gabim në sistem nënkupton se është e mundur të dërgohet lokacioni i gabuar.
Problemi ka prekur 1.292.258 vetura në SHBA, dhe kompania thotë se po përgatitet të regullojë këtë për konsumatorët edhe në shtetet e tjera.
Sipas informatave të Administratës Amerikane për Siguri Trafiku, thuhet se nuk mund të përjashtohet mundësia e rrezikut të sigurisë.
Pasi që problemi është i lidhur me softuerin, rregullimi i problemit mund të bëhet duke përdorur një shkarkim “wireless” duke përdorur të dhënat e veturës.
Por, nëse nuk mund të bëhet, për shkak të lidhjes së keqe apo problemeve të tjera, atëherë pronarët do të jenë në gjendje të sjellin veturat e tyre te një mekanik i autorizuar për të përditësuar të dhënat.
Sistemi eCall është i obligueshëm në BE për gjitha veturat që nga viti 2018, dhe dokumentet në SHBA zbulojnë se arsyeja prapa hetimit ishte një rast i njohur për dërgim të lokacionit të gabuar.
“Ky përditësim i softuerit po ashtu do të implementohet në shtetet e tjera dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet lokale”, është thënë nga Mercedes-Benz në Britani.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











