Lajme
Mërgata, si pjesë e fushatës zgjedhore
E vetmja parti që u “angazhua” për mërgimtarët, është partia e re “Nisma për Kosovën, ndërsa partitë tjera as që e kanë zënë në gojë çështjen e mërgimtarëve
Për tri ditë të fushatës zgjedhore në Kosovë, premtimet e partive politike kryesisht janë fokusuar në zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, ndërsa diaspora as që është përmendur nga liderët politikë. E vetmja parti që u “angazhua” për mërgimtarët, është partia e re “Nisma për Kosovën”.
Nëpërmjet një komunikate për medie, Nisma.., pasi përmend kontributin e mërgatës para, gjatë dhe pas luftës për Kosovën, thekson se Qeveria e Kosovës ka anashkaluar për gjithë këto vite diasporën kosovare.
“Në vend që Kosova e lirë t’ju njohë kontributin e jashtëzakonshëm dhe t’ju hapë rrugë për sjelljen e përvojave individuale në fushat ekonomike, politike dhe sociale, strukturat udhëheqëse të pushtetit zbatuan një politikë plaçkitëse ndaj jush”, thuhet në komunikatën për media.
Shembulli më skandaloz i kësaj mosmirënjohje e përbuzje, sipas Nismës, janë taksat ndaj mjeteve automobilistike të mërgimtarëve.
“Po ju garantojmë se hapi i parë që do të ndërmerr Nisma për Kosovën do të jetë ndërprerja e kësaj plaçkitje të paskrupullt të emigracionit shqiptar. Ky do të jetë sinjal i qartë se politika institucionale e shtetit të Kosovës do të ndryshojë në raport me emigracionin shqiptar”, thuhet në kumtesë.
Nisma po ashtu garanton se do të sigurojë tërë kornizën ligjore që do t’i mundësojë perspektivën e sigurt të investimeve në Kosovë. “Është koha që emigracionit shqiptarë t’ia kthejmë hakun e kontributit të madh për çdo gjë që ka bërë dhe është duke bërë për vendin e vet”, thuhet në qëndrimin e partisë Nisma.
Ndryshe, diaspora kosovare edhe në këto zgjedhje ka mbetur jasht lojës zgjedhore. Vetëm 3300 qytetarë nga diaspora janë regjistruar dhe certifikuar nga KQZ për të votuar në zgjedhje. Duke pasur parasysh numrin e vogël të votuesve nga mërgata, edhe premtimet për diasporën kanë qenë të pa vërejtëshme.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











