Lajme
Mërgimtarët, 100 milionë euro depozita në Kosovë
BQK-ja në raportin e Stabilitetit financiar ka theksuar se depozitat e jorezidentëve deri në qershor për 33.7 për qind
Rreth 100 milionë euro arrin vlera e depozitave të banorëve jorezidentë në sistemin bankar të Kosovës, ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës.
BQK-ja në raportin e Stabilitetit financiar të publikuar javën e kaluar, ka theksuar se depozitat e jorezidentëve deri në qershor të këtij viti janë rritur për 33.7 për qind.
Në përgjithësi depozitat e jorezidentëve në vend kanë një pjesëmarrje prej 5.1% në depozitat e përgjithshme të sektorit bankar, krahasuar me 4.3 për qind sa kanë qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan e përditshmja Zëri.
Në raport thuhet se rritja e vazhdueshme e depozitave të jorezidentëve në vend është rezultat i normave të favorshme të interesit në depozita si dhe rritjes së besimit të publikut kundrejt sistemit bankar të Kosovës, gjë që ka rezultuar nga stabiliteti dhe performanca e mirë e këtij sistemi.
Kurse, profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku, ka deklaruar për “Zërin” se depozitat e jorezidentëve janë kryesisht mjete të diasporës kosovare e shumë pak të ndërkombëtarëve që punojnë në Kosovë.
“Besoj se depozitat e jorezidentëve janë mjete të diasporës kosovare e shumë pak depozita mund të jenë të ndërkombëtarëve që punojnë në Kosovë”, ka theksuar Sadiku.
Sipas tij, depozitimi i mjeteve në Kosovë e jo atje ku punojnë ka më tepër të bëjë me një nacionalizëm ekonomik dhe përfitimi më i lartë nga depozitat në bankat kosovare.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











