Kosova
Mërgimtarët dhurojnë një autoambulancë në Drenas
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas “Dr. Hafir Shala” është pajisur edhe me një autoambulancë, e dyta gjatë këtij viti, donacion ky nga një grup mërgimtarësh nga Gjermania.
Mërgimtarët nga Gjermania, Blendon Gërguri, Florim Hasi, Hysen Bashaj, Bajram Krasniqi, Muharrem Nika, Ramiz Halilaj, Xhevdet Hajdari, Ekrem Zeqiri e Xhevdet Abazaj, kanë mbledhur fonde dhe kanë siguruar autoambulancën e markës Mercedes për shërbime shëndetësore, që i është dhuruar QKMF-së në Drenas, njofton kjo Komunë, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dorëzuar çelësat e këtij automjeti për QKMF-në dhe ka falënderuar bashkatdhetarët tanë që kanë dhuruar donacion një automjet të tillë, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të Drenasit.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












