Kosova
Mërgimtarët nga Zvicra ndihmojnë Komunën e Malishevës
SHFMU “Emin Duraku” në Dragobil ka pranuar një donacion në inventar shkollor, të cilin e ka dhuruar Universiteti i Friburgut nga Zvicra, Komuna Meyrin dhe klubi i futbollit Meyrin.
Në kuadër të këtij donacioni është sjellë inventar shkollor prej tyre 164 bankash dhe 164 karrigesh. Po ashtu është pranuar një kabinet i informatikës prej 25 kompjuterëve, ndërsa nga klubi i futbollit Meyrin janë pranuar veshje sportive dhe disa topa.
“Ky donacion është rezultat i punës së palodhshme të mërgimtarëve tanë, përkatësisht prof. Agim Paçarizi, prof. Rifat Haxhiu e shumë bashkatdhetarëve tanë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër dhe kanë arritur të realizojë këtë donacion të dobishëm për nxënësit dhe komunitetin shkollor”, thuhet në komunikatën për media të Komunës së Malishevës.
Edhe Komuna e Malishevës i ka falënderuar mërgimtarët tanë për këtë donacion me rëndësi për këtë shkollë dhe ndihmës së përgjithshme në kuadër të krijimit të kushteve më të mira për mësim në shkollat e Komunës së Malishevës.
Ndërkohë, qyteti i Sundernit në Gjermani, në kuadër të bashkëpunimit me Komunën e Malishevës, këto ditë ka ndihmuar Malishevën me një automjet për zhbllokimin e kanalizimeve.
Këtë donacion të cilin e ka pranuar Komuna e Malishevës, ja ka dhuruar njësisë së “Hidroregjionit jugor” në Malishevë, ndërsa kjo ndihmë ka vlerë të madhe për kompaninë, në mirëmbajtjen e kanalizimeve.
Këtij bashkëpunimi i ka kontribuar edhe Fadil Bytyçi, i cili jeton dhe vepron në këtë pjesë të Gjermanisë, dhe është udhëheqës i klubit të shqiptarëve “2 Korriku”.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










