Kosova
Infermierja Anita Rexha vazhdon me aktivitetet bamirëse në Kosovë
Ju mund ta ndihmoni aksionin e Anita Rexhës përmes pakove ushqimore, hixhienike apo të holla të cilat mund ti dërgoni direkt në twiterin e Anitës. Këto ndihma i dedikohen fëmijëve jetim të Kosovës.
Anita Rexha, Elvira Dibrani dhe Lavdim Haradinaj janë tre aktivistë humanitarë, të cilët kanë fituar besimin e diasporës për aktivitetet e tyre bamirëse në Kosovë.
Anita Rexha jeton në Zvicër dhe punon si infermiere në klinikën e rehabilitimit në Seewis. Në këtë fushë ajo ka kërkuar mbështetje edhe nga reparte të tjera të klinikave shëndetësore.
Anita Rexha është me prejardhje nga Prishtina dhe ka disa vite që nuk ndalet së kërkuari ndihmë për fëmijët në nevojë. Aksionit të saj iu kanë bashkangjitur humanisti Lavdim Haradinaj nga Gjermania dhe studentja e Fakulteti të Arteve të Bukura në Prishtinë, Elvira Dibrani, e cila ka pesë vjet që angazhohet për familje e fëmijë në nevojë.
Nëse keni pako ushqimore, higjenike apo të holla që dëshironi ti dërgoni tek fëmijet jetim, ju mund të kontaktoni Anita Rexhën në numrin kontaktues (+41) 078 20743 44 apo përmes twiter të mbështesni aksionin humanitar.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











