Kosova
Mërgimtarit i humbin 10 mijë euro, akuzon stafin e Aeroportit në Prishtinë
Ai e ka akuzuar stafin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” se ia vodhi ato
Mërgimtari nga Gjermania, Valon Kajtazi erdhi nga Shtutgarti në Kosovë që t’u ndihmonte familjarëve të tij në Skenderaj. Ai kishte marrë me vete 10 mijë euro që të niste ndërtimin e një shtëpie, por paratë thotë se i humbi rrugës.
Madje, ai e ka akuzuar stafin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” se ia vodhi ato, ka njoftuar në “Klan Kosova”.
Megjithatë, në Aeroportin e Prishtinës thonë se çdo kompani me rastin e shitjes se biletave ua bënë me dije udhëtarëve se nuk marrin përgjegjësi për gjerat me vlerë siç janë paratë, dokumentet etj, përcjell albinfo.ch.
Në stacionin policor në Lipjan konfirmuan se janë duke zhvilluar hetimet ku kanë kuptuar se pala nuk kishte deklaruar tek autoritetet doganore se posedon atë shumë të parave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











