Lajme
Merkel: Përmbushja e kushteve të caktuar parakusht për të hyrë në BE
Politikanët evropianë flasin të rezervuar për gjasat e Serbisë për të fituar kandidaturën për BE, duke përmendur gjithmonë përmbushjen e kushteve.
Maja Kociançiq, zëdhënëse e Ketrin Eshtonit, nuk ka dashur të spekulojë se si do të reflektohet në perspektivën e Serbisë referendumi i serbëve në veri të Kosovës.
Një përgjigje jo të qartë për perpsektivën e Ballkanit Perëndimor e ka dhënë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Sipas saj, BE-ja i ka premtuar rajonit perspektivë evropiane dhe këtë premtim nuk mund ta tërheqë. Por, Merkel, thotë se kushtet patjetër duhet të përbushen, raporton DW.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të jenë të sigurta se do të përparojnë drejt hyrjes në BE, nëse përmbushin kushtet e caktuara. Këtë e kemi shprehur në shembullin e Kroacisë dhe Sllovenisë”, ka thënë ajo.
“Pala gjermane konfirmon se nuk do të ketë kompromis nëse nuk përmbushen kushtet. Kjo vlen për hyrjen në eurozonë, në Bashkimin Evropian ose në bisedimet para hyrjes”, ka deklaruar Merkel pas takimit me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski në Berlin.
Nëse kancelarja gjermane Merkel, si dhe kolegët e saj evropianë vlerësojnë se Serbia nuk ka përmbushur kushtet, rasti tjetër për të marrë statusin e kandidatit mund të pritet deri në fund të vitit./albinfo& dw/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












