CH-Ballkani
Merkel viziton Tiranën
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të realizojë një vizitë zyrtare në Tiranë më 8 korrik 2015.
Vizita është konfirmuar gjatë vizitës zyrtare të kryeminstrit të Shqipërisë, Edi Rama në Berlin.
Kjo do të jetë vizita e parë e zonjës Merkel në Shqipëri, njëkohësisht edhe e para e një Kancelari të Republikës Federale të Gjermanisë.
“Vizita e zonjës Merkel shënon një moment të veçantë në marrëdhënien dhe bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, qoftë në kuadrin e politikave rajonale dhe integruese përmes procesit të Berlinit, qoftë në fushën ekonomike dhe tregtare”, bën të ditur Zyra e Shtypit e Kryeministrisë në Shqipëri.
Investimet gjermane në Shqipëri sipas të dhënave statistikore në vitin 2014, operonin 146 ndërmarrje gjermane dhe të përbashkëta shqiptaro – gjermane nga 121 që ishin në vitin 2010-të, dukë shënuar një rritje me mbi 20%.
Volumi tregtar me Gjermaninë në vitin 2014 ishte rreth 40.2 miliardë 287 milionë euro duke shënuar një rritje prej rreth 29% në krahasim me vitin 2010.
Nga pikëpamja e volumit tregtar, Gjermania në vitin 2014 renditet si partneri i pestë tregtar më i madh me Shqipërinë.
Gjermania është donatori më i madh ndër vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027













