Lajme
Sa do të jetë rritja e pagave në Zvicër
Pagat në Zvicër do të rriten me 2.2 për qind në të gjithë sektorët
Sipas një sondazhi nga Qendra Zvicerane e Kërkimeve Ekonomike (KOF), mesatarisht pagat në Zvicër do të rriten me 2.2 për qind në të gjithë sektorët e kombinuar, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo, do të ketë ndryshime mes sektorëve, ngase në disa sektorë pagat do të rriten pak më shumë se kjo shifër. Për shembull, njerëzit që punojnë në hotele dhe restorante ka të ngjarë të shohin rritje të pagave të tyre me 4.4 për qind.
Ata të punësuar në industrinë e orëve dhe në sektorin e përpunimit të të dhënave do të kenë gjithashtu rritje “të forta” të pagave,
Për punonjësit në sektorin e sigurimeve dhe shitjes me pakicë, megjithatë, rritja do të jetë nën 2 për qind.
KOF arriti në këto shifra përmes një sondazhi, në të cilin 4,500 kompani treguan se si do të zhvillohen pagat bruto në kompanitë e tyre gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Studiuesit theksojnë, megjithatë, se edhe pagat më të larta mund të mos shkojnë shumë larg, “pasi një familje mesatare do të duhet të shpenzojë rreth 3 për qind më shumë për të gjitha mallrat dhe shërbimet”, me rritje të tjera, duke përfshirë energjinë elektrike (mesatarisht mbi 20 për qind) dhe primet e kujdesit shëndetësor (6.6 për qind mesatarisht), të cilat marrin një pjesë të madhe të buxhetit të familjes.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










