Shkurt.ch
Meshkujt gënjejnë 3 herë në ditë, femrat “vetëm” dy herë!
Ndërkaq, motivet që shtyjnë gratë për të gënjyer ndryshojnë nga ato të burrave
Rezultatet e një studimi të ri, të realizuar nga “BMW Financial Services” thyejnë klishetë e njohura sipas të cilave femrat janë më shumë të prira për të gënjyer se sa meshkujt. Kështu, sipas këtij studimi, burri mesatar gënjen tri herë në ditë ose 1092 herë brenda vitit, ndërsa gruaja mesatare e bën këtë dy herë brenda ditës ose 728 herë në vit.
Ndërkaq, motivet që shtyjnë gratë për të gënjyer ndryshojnë nga ato të burrave. Kështu, 39 për qind të femrave gënjejnë meshkujt në lidhje me blerje të veshmbathjeve, ndërsa me këtë motiv gënjejnë vetëm 26% të meshkujve.
Gjysma e femrave të anketuara në këtë studim pranojnë të kenë gënjyer për të evituar një bisedë telefonike. Po për këtë gjë kanë gënjyer një e treta e meshkujve, vazhdon studimi.
20 për qind të të anketuarve kanë konsideruar se është “e arsyeshme” të gënjejnë shefin për të fituar kështu një ditë të lirë. Ndërsa 13 për qind nuk kanë problem të gënjejnë partnerin-en lidhur me ndonjë aferë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës Shoqata e qiramarrësve të kantonit (ASLOCA) ka mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për të nisur një referendum... -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh













