CH-Ballkani
Meshkujt gjejnë më lehtë zanat se femrat
Shanset më të këqija i kanë gjithsesi femrat me sukses të dobët në mësim dhe me prejardhje të huaj
Meshkujt zviceranë e kane më lehtë të gjejnë vend për tu regjistruar në shkollën e mesme profesionale (të zanatit), pas përfundimit të shkollimit fillor se sa femrat zvicerane dhe të huajt e të dy gjinive. Po kjo vlen edhe për regjistrimin e një shkolle të mesme tjetër. Krahas faktorëve individualë rol luajnë këtu edhe modeli i shkollës dhe kuota e maturitetit, shkuan nzz.ch.
Nëntë nga dhjetë meshkuj të rinj zviceranë gjejnë menjëherë pas mbarimit të shkollimit obligativ një vend për të mbaruar zanatin ose në një shkollë të mesme. Ndërsa femrat zvicerane këtë e arrijnë në masën 75 për qind, thuhet në studimin e prezantuar të premten nga x-ch.
Autori i studimit, Florian Keller ka sqaruar se femrat e kanë më vështirë të gjejnë vend për të mësuar profesionin për shkakun se oferta në profesionet tipike femërore si në shëndetësi është më e vogël.
Krahas gjinisë, një rol në këtë fushe e luan suksesi në shkollë dhe prejardhja e huaj e kandidatëve. Shanset më të këqija i kanë gjithsesi femrat me sukses të dobët në mësim dhe me prejardhje të huaj. Vetëm çdo e dyta prej tyre ka sukses të gjejë vend për të mësuar zanatin menjëherë pas shkollës fillore.
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse Rasti i fundit i “berberhanes” në Gjenevë, ku disa adoleshentë dyshohet se prostituoheshin, nxjerr në pah... -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet










