Lajme
Meta gjobitet me 800 milionë euro nga BE-ja
Komisioni Evropian e ka gjobitur të enjten Meta-n, kompaninë që zotëron Facebook-un, me 797.72 milionë euro, për shkak të praktikave abuzive nga të cilat përfitoi tregu online në Facebook, i njohur si Martkerplace.
“Komisioni Evropian e gjobiti Meta-n… për shkeljen e rregullave të BE-së, duke e lidhur shërbimin e vet online për reklama të klasifikuara, Facebook Marketplace, me rrjetin e vet social personale, Facebook, dhe duke vendosur kushte të padrejta komerciale ndaj shërbimeve të tjera online për reklama të klasifikuara”, tha Komisioni Evropian.
Meta njoftoi se do të ankohet ndaj këtij vendimi, por në ndërkohë, do të bashkëpunojë dhe do të punojë pa humbur kohë për të gjetur zgjidhje për adresimin e çështjeve të ngritura.
Ky vendim i Komisionit Evropian vjen dy vjet pasi ai e kishte akuzuar gjigantin amerikan të teknologjisë se i kishte dhënë përparësi të padrejtë shërbimit të vet për reklama të klasifikuara, Facebook Marketplace, duke i bashkuar dy shërbimet.
Bashkimi Evropian nisi një hetim formal ndaj dyshimeve për sjellje kundër konkurrencës nga Facebook në qershor 2021. Në dhjetor 2022, BE-ja ngriti shqetësime se Meta e lidh rrjetin e vet social mbizotërues, Facebook, me shërbimet e veta online për reklama të klasifikuara.
Facebook e lansoi tregun online Marketplace në vitin 2016 dhe e zgjeroi atë në disa vende evropiane një vit më pas.
BE-ja argumenton se Meta ua imponon Facebook Marketplace njerëzve të cilët e përdorin Facebook-un me një “lidhje” të jashtëligjshme, por Meta tha se ky argument e shpërfill faktin se përdoruesit e Facebook-ut mund të zgjedhin nëse duan të shkojnë në Marketplace, dhe shumë prej tyre nuk e bëjnë.
Meta tha se Komisioni Evropian pretendoi se Marketplace ka mundësi ta pengojë rritjen e tregjeve të mëdha të reja online në BE, por nuk gjeti prova për të dëshmuar se kjo i dëmton konkurrentët.
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve











