Lajme
Meta i shqetësuar për armët kimike
Kryeparlamentari Ilir Meta tha se Shqipëria merr përgjegjësi për armët kimike siriane, për aq sa ka mundësi, “por nuk do të bartë peshë sa nuk i mbajnë supet”
Shqipëria do të marrë përgjegjësinë e saj për shkatërrimin e armeve kime të Sirisë, por nuk do të bartë peshë sa nuk i mbajnë supet. Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka garantuar opinionin se gjithçka rreth këtij procesi do të jetë transparent.
“Sa i takon çështjeve të kapaciteteve tona, unë i qëndroj deklarimit që kam bërë që Shqipëria do të marrë gjithë ato përgjegjësi që mbajnë supet e saj. Pra, Shqipëria ka marrë, do të marrë gjithë përgjegjësitë që ajo është në gjendje të mbajë”, deklaroi kryeparlamentari Meta.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye për të paragjykuar këtë proces. “Gjithçka do të diskutohet dhe do të vendoset në një proces tepër transparent”, ka deklaruar Meta, që njëherit është kryetar i partisë Socialiste për Integrim.
Kryeparlamentari shqiptar i ka bërë këto deklarata pas një takimi që kanë zhvilluar në hotel “Sheraton” me kryeministrin Edi Rama, ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu dhe ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Arvizu, Rama, Meta dhe Kodheli, sië raporton BW, u mblodhën pas ceremonisë së kujtimit të ushtarëve britanikë të rënë në Shqipëri gjatë Luftë së Dytë Botërore, ndërkohë që kryeministri Rama nuk ka preferuar të flas për këtë çështje.
Ndryshe, pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmri Bushati se autoritetet shqiptare janë kontaktuar nga SHBA për të shqyrtuar mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptar, pasuan protestat e ambientalistëve dhe të shoqërisë civile.
Sipas tyre, ky lloj operacioni mund të jetë me pasoja shumë të rënda për mjedisin.
Sipas ambientalistëve, është e turpshme që vendi të kthehet në një kosh plehrash, ndërsa kanë kujtuar se vetëm pak javë më parë një ndër vendimet e para të qeverisë ishte pikërisht ndalimi i importit të mbetjeve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










