Shkurt.ch
Michael Haneke fitoi Palmën e Artë
Palma e Artë e Festivalit të 65-të të Kanës iu dha të dielën Michael Haneke, për filmin austriak që trajton një histori për dashurinë dhe burrin e dashur që e shoqëron gruan e tij që shkon deri në vdekje.
Presidenti i Jurisë, Nanni Moretti, dorëzoi çmimin më të lartë të festivalit duke theksuar “kontributin themelor” të dy aktorëve kryesorë, Jean-Louis Trintignant, 81 vjeç dhe Emmanuelle Riva, 85 vjeç, të cilët arritën në skenë me regjisorin austriak, Michael Haneke, nën duartrokitjet e ngrohta të publikut. Për të dytën herë Michael Haneke fitoi Palmën e Artë në Festivalin e 65 të Filmit në Kanë, me filmin e tij “Amour”, në të cilin trajton temën e dashurisë dhe vdekjes.
Ndërsa çmimi i dytë i ashtuquajtur “Grand Prix (Çmimi i Madh) i takoi filmit “Reality”, të realizuar nga Matteo Garroens. Një komedi e hidhur që përshkruan rrugën e një individi të dëshpëruar, i cili është kandidat në lojërat TV-realitet. Regjisori Garroens pati fituar në vitin 2008 këtë çmim për filmin e tij të prekshëm “Gomorra”.
Çmimi i tretë “ Prix du Jury” iu dorëzuar regjisorit të famshëm, Ken Loach, për filmin e tij “The Angels’ Share”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar












