Lajme
Micheline Calmy-Rey uroi ministrin Enver Hoxhaj
Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger me rastin e zgjedhjes ministër i Punë të Jashtme, ia ka ka përcjell sot Enver Hoxhajt përgëzimet e shtetit, popullit dhe të presidentes, njëkohësisht ministres së Punëve të Jashtme, Micheline Calmy-Rey.
Gjatë takimit me ambasadorin Beglinger, ministri Hoxhaj e ka falënderuar shtetin e Zvicrës për ndihmën tradicionale që ka dhënë ky shtet popullit të Republikës së Kosovës.Shefi i ri i diplomacisë kosovare ka thënë ka një traditë të gjatë të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve dhe kjo traditë do të forcohet edhe më tej.
“Ka një traditë të gjatë në marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës. Ky shtet ka ndihmuar Kosovën para dhe pas pavarësisë dhe për këtë do të jemi gjithmonë mirënjohës”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërsa ambasadori Beglinger e siguroi ministrin Hoxhaj se Zvicra do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën edhe në fushën e ekonomisë, tregtisë, kulturës dhe sportit.
“Do të vazhdojmë përkrahjen tonë për Kosovën në shumë fusha. Ne po ashtu u pajtuam që duhet t’i hapim mundësi investimeve të diasporës në Zvicër në zhvillimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ambasadori zviceran
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm










