Lajme
Migrimi të shfrytëzohet edhe për nevoja akademike
Ministri i Diasporës, Valon Murati tha se me projekte konkrete duhet të shfrytëzohen anët pozitive të migrimit
Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nën patronazhin e presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ministri i Diasporës, Valon Murati mori pjesë edhe në konferencën shkencore të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Mbrojtësve të Kroacisë në Luftën Atdhetare, në të cilën, nga historianë, gazetarë e politikanë kroatë, u shpërfaqën vlerat dhe roli i shqiptarëve në luftën për liri të Kroacisë.
I shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci Sherifi, ministri Murati e vizitoi deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj, e cila në këtë institucion përfaqëson edhe komunitetin boshnjak, maqedonas, slloven dhe atë malazias.
Siç thuhet në një komunikatë për medie, në këtë takim u diskutuan mundësitë për fuqizimin e raporteve mes Kosovës dhe Kroacisë, si dhe puna e përbashkët që duhet të bëhet për fuqizimin e pozitës së komunitetit shqiptar në Kroaci.
Ministri Murati shprehu gatishmërinë të qëndrojë afër komunitetit tonë për çdo çështje që kërkon mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Për të marrë pjesë në konferencën “Shkëmbimi gjermano-kosovar nëpërmjet migrimit qarkor”, i organizuar nga shoqëria e akademikëve shqiptarë “Dija”, ministri Murati ishte për vizitë edhe në Gjermani.
“Migrimin qarkor nuk duhet ta trajtojmë vetëm si një mundësi për punë të përkohshme në vendet perëndimore, por edhe si mundësi që përmes projekteve të ndryshme t’i angazhojmë potencialet intelektuale, profesionale dhe biznesore të diasporës sonë për të ardhur dhe për t’u angazhuar në Kosovë, në baza të përkohshme në fushën akademike, në biznes, në fushën e ofrimit të këshillave profesionale etj”, tha në këtë konferencë ministri Murati.
Ndërkaq, duke folur për projektet aktuale të Ministrisë së Diasporës, siç është puna praktike në institucionet shtetërore për studentët nga diaspora, pastaj projekti i përbashkët me GIZ-n për angazhimin afatshkurtër të ekspertëve nga diaspora jonë në Gjermani, ministri Murati theksoi se përqendrimi në këtë lloj të migrimit do të ndikojë në përfitime të dyanshme.
Gjatë qëndrimit në Munih, i shoqëruar nga konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Munih, Naser Idrizi, ministri Murati mori pjesë edhe në takimin e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë “Nëntori poetik”, si dhe në takimin përgatitor të mësuesve dhe të prindërve nga Bavaria për themelimin e këshillit të prindërve dhe arsimtarëve, në mënyrë që të fillojë puna për riorganizimin e mësimit shqip në këtë republikë.
Murati i njoftoi ata për përmbajtjen e marrëveshjes së përbashkët midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për mësimin shqip në diasporë, përgjegjësitë dhe shërbimet që i ofron Ministria e Diasporës në këtë drejtim. Ai i inkurajoi për nismën, duke i siguruar që do ta kenë përkrahjen e vazhdueshme nga institucionet shtetërore.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












