Shkurt.ch
Migrosi do të shënojë produktet e kolonive
Produktet me shënim: "Cisjordani, zonë e popullzuar nga izraelitët"
“Migros shfaqet në mënyrë të qartë antisionist. Kjo është skandaloze”, thotë i zemëruar dukshëm Petër Weiss, kryetar i degës së Shoqatës Zvicër-Izrael në Gjenevë.
Thelbi i këtij zemërimi ishte njoftimi i Migrosit, i cili të martën bëri të ditur se që nga viti 2013 do të deklarojë origjinën e produkteve nga territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli.
Ndryshe, do të ketë etiketa me shënim “Cisjordani, zonë e popullzuar nga izraelitët” mbi frytet dhe perimet e prodhuara në “kolonitë e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar”, shpjegon gjiganti Migros. “Ne duam të sigurojmë një transparencë me një njoftim të qartë të produkteve,” theksoi Monika Weibel, zëdhënëse për Migros.
Kush thotë se kjo masë nuk fsheh ndonjë qëndrim politik? “Migros është neutral. Ne vetëm duam t’u mundësojmë klientëve tanë të zgjedhin nëse duan të blejnë këto produkte apo jo”.
Nga pala palestineze ky vendim është mirëpritur dhe shihet si një hap i parë. Mary Honderich, anëtare e BDS zvicerane, tha: “Ne duhet të shkojmë më tej dhe të bojkotojmë këto produkte, derisa Izraeli nuk do t’u njohë të drejtat palestinezeve”. Kurse Robert Equey, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë Zvicër-Izrael, denoncoi një vendim të tillë, të cilin e vlerëson “hipokrit”. “Nëse Migros fillon të bëjë politikë, atëherë ai duhet të aplikojë një vendim të tillë për të gjitha vendet. Përse nuk ka etiketë të kuqe mbi mallrat kineze”.
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër











