Lajme
Mijëra protestues bashkohen në sheshin e Prishtinës
Protestuesit e opozitës, si zakonisht po mbajnë në duar flamuj kombëtarë, ndërsa po vazhdojnë me thirrjen për rënien e qeverisë Mustafa
Mijëra qytetarë të Kosovës i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të kundërshtuar në qendër të kryeqytetit, Prishtinë, dy marrëveshjet e Qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa, me Serbinë për Asociacionin e Komunave me shumicës serbe dhe me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit. Opozita tashmë po kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe shkupjan e vendit në zgjedhje të reja.
Protestuesit e opozitës, si zakonisht po mbajnë në duar flamuj kombëtarë, ndërsa po vazhdojnë me thirrjen për rënien e qeverisë Mustafa.
Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i pyetur pse në protestë nuk ka flamuj të Shtetit të Kosovës, ka thënë: “Populli vendos se me çfarë flamujsh do të dalë në protestë”. Kurse për atë se si do të përfundojë protesta, Kurti ka thënë se do të jetë paqësore.
“Protesta do të jetë paqësore, do të vazhdojmë me marsh në sheshet kryesore të Prishtinës. Në sheshin “Skënderbeu” do të mbajnë fjalime”, ka thënë ai mediat e Kosovës.
Edhe liderët tjerë opozitarë kanë paralajmëruar protestë paqësore, ndërsa Fatmir Limaj, kryetar i partisë Nisma për Kosovën, ka kërkuar nga protestuesit të bashkëpunojnë me policinë. Por, është masa ajo që herën e kaluar nuk i dëgjoi liderët, po përdori koktej molotovi dhe gur në drejtim të objektit qeveritar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











