Milaim Rama sfidon kampionin e Zvicrës, Baselin
Sulmuesi kosovar i FC Thunit ka sfiduar në ligën zvicerane “Super Axpo” kampionin aktual të Zvicrës, Baselin duke barazuar rezultatin 1:1
Nga ana tjetër skudra e Cyrihut ka humbur lojën kundër “Young Boys”, në stadiumin “Leztigrund” në Cyrih me rezultat 1:2. Edhe në këtë takim Ardian Nikçi ishte golëshënuesi për skuadrën e Cyrihut. Skuadra e Nikçit nuk kishte treguar lojë të mirë kundër skuadrës së Bernit, “Young Boys”.
Ndërkohë edhe kampinoni aktual zviceran FC Basel, tri ditë para paraqitjes së tyrenë Old Trafford kundër Manchester United kishte treguar lojë jo të mirë kundër skuadrës FC Thunit. Golin e vetëm e asistoi,Taulant Xhaka për Baselin. Në këtë takim, sulmuesi kosovar, Milaim Rama në minutën e 70’të është inkuadruar në lojë, derisa nëntë minuta pa përfunduar takimi ka realizuar golin e barazimit për FC Thunin.
Titullar për Thunin ishte mbrojtësi shqiptar Muhamed Demiri, i cili në minutën e 80’të i liroi vendin Andreas Wittwer.
Ndërsa për Baselin në këtë takim titullar ishin tre futbollistët kosovarë; Xherdan Shaiqir dhe vëllezërit Granit e Taulant Xhaka. Me këtë barazim, Baseli ka 16 pikë, derisa Thuni gjashtë më pak.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
2025, një nga vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë Viti 2025 është një nga vitet më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë, sipas MeteoSwiss, i cili... -
Forumi Ekonomik: Kostot e sigurisë vazhdojnë të rriten -
Tesla godet një automjet policie, duke shkaktuar dëme prej 100,000 frangash -
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau











