Lajme
Mimoza Kusari-Lila në Gjermani, në kërkim të investimeve
Gjatë takimit me deputetë të Bundestagut Gjerman u bisedua në lidhje me mundësitë për të investuar në Kosovë
Zv. Kryeministrja/Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, në kuadër të vizitës së saj bërë Berlinit u takua me ekspertët e Ministrisë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë (MET), Odës Ekonomike të RF Gjermane si dhe ekspertë të tjerë përgjegjës për mbrojtjen e investimeve në Qeverinë Gjermane.
Gjatë këtyre takimeve, posaçërisht në atë me ekspertët e ekonomisë, u prezantuan nismat e reja për reformat në ekonominë kosovare. U bisedua po ashtu për potencialin që ofron Kosova si dhe pengesat me të cilat mund të ballafaqohen investitorët, në këtë rast ata gjermanë, njofton rtv21.
Ekspertët gjermanë ishin të interesuar të dinë më shumë për reformat në pushtetin lokal si dhe ato në fushën e arsimit, si dy nga aspektet kryesore për zhvillim të qëndrueshëm. Ata vlerësuan qëndrimin e Zv. Kryeministres lidhur me gjendjen aktuale të ekonomisë kosovare dhe hapat që po ndërmerren nga Qeveria e Kosovës. Gjithashtu, ata premtuan se do të jenë të angazhuar në iniciativat e ardhshme të Qeverisë së Kosovës.
Edhe gjatë takimit me deputetë të Bundestagut Gjerman u bisedua në lidhje me mundësitë për të investuar në Kosovë si dhe nevojën e domosdoshme për intervenim reformues për ekonominë e Kosovës.
Zv. Kryeministrja Mimoza Kusari-Lila u takua po ashtu edhe me Ambasadorin Nikolaus Graf Lambdorf, i ngarkuar special në MPJ-në Gjermane për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe vendet e EFTA-s. Në këtë takim u kërkua përkrahja e shtetit Gjerman në proceset integruese në BE, posaçërisht sa i përket masave preferenciale, marrëveshjes tregtare me BE-në, anëtarësimin në BERZH dhe proceset tjera integruese.
Në fund të vizitës së saj, Zv. Kryeministrja u takua edhe me Dr. Christoph Heusgen, këshilltar për Politikë të Jashtme i Bundeskancelares Merkel. Në takim u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me CEFTA, masat preferencial me BE-në, liberalizimi i vizave si parakusht për tregti të lirë si dhe u kërkua përkrahja e shtetit gjerman në këto procese nëpër të cilat po kalon Kosova.
Në takim ishte i pranishëm edhe Zv. Kryeministri i Parë, z. Behgjet Pacolli, i cili kërkoi angazhim dhe përkrahje të palës gjermane në procesin e njohjes dhe të tërheqjes së investimeve. Ai gjithashtu ritheksoi çështjet të cilat i ngriti Zv. Kryeministrja Kusari-Lila
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












