Ekonomi
Ministrat e financave G20: Lufta tregtare dëmton ekonominë
Grupi i ministrave të Financave të G20-ës ka deklaruar se tensionet tregtare mund të dëmtojnë ekonominë globale, përcjell albinfo.ch.
Ata kanë apeluar për më shumë dialog për të reduktuar rreziqet pas një samiti dyditor, të tensionuar, në Argjentinë.
Samiti vjen ndërkohë që SHBA-ja rriti akoma më shumë tensionet të premten, duke thënë se është e gatshme të vendosë tarifa për të gjitha importet kineze me vlerë 500 miliardë dollarë. Ministri francez i Financave tha ndërkohë se SHBA-ja nuk duhet të negociojë për tregtinë me pistoletën në kokë.
Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e G20-ës thanë se rreziqet ndaj rritjes ekonomike në terma afatshkurtër dhe afatmesëm janë rritur. Është rritur po ashtu vulnerabiliteti financiar, është vështirësuar tregtia dhe janë ndezur tensionet gjeopolitike. Tregtia ndërkombëtare dhe investimet janë një motor i rëndësishëm rritjeje, thanë ata, duke shtuar se e pranojnë nevojën për nisjen e një dialogu dhe aksioneve për të reduktuar rreziqet dhe rritur besimin, thanë ministrat.
Samiti i G20-ës vjen pas përshkallëzimit të luftës tregtare, javët e fundit, me SHBA-në që hapi zjarr më 6 korrik me tarifa për 34 miliardë dollarë mallra kineze. Që atëherë, SHBA-ja ka përgatitur një listë tjetër me mallra kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, që do të tariforen dhe ka kërcënuar edhe me tarifa të tjera./TCH
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










