Lajme
Ministrat zviceranë u nxitën të mos flasin anglisht jashtë vendit
Deputetët kanë pranuar një mocion parlamentar që kërkon që anëtarët e Këshillit Federal të flasin një nga gjuhët zyrtare të Zvicrës domethënë gjermanisht, frëngjisht ose italisht me politikanë ose organizata të huaja që përdorin gjithashtu këto gjuhë, dhe të mos kthehen automatikisht në anglisht, përcjell albinfo.ch.
Por edhe pse shumica e deputetëve votuan në favor të këtij propozimi, presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter e quajti atë “absurde”.
“Sigurisht, gjermanishtja, frëngjishtja dhe italishtja janë gjithashtu gjuhë zyrtare në BE. Por nëse e ndjekim mocionin deri në fund, anglishtja nuk do të lejohet më.”
Si shembull, ajo përmendi një takim që pati së fundmi me ish-Komisionerin Evropian Paolo Gentiloni.
“Unë dhe ai i flasim rrjedhshëm gjuhët zyrtare zvicerane, por meqenëse kolegë të tjerë ishin të pranishëm, folëm në anglisht. Kjo nuk do të ishte më e mundur.”
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













