Lajme
Ministri britanik: Shqiptarëve t’u ndalohet azili në Britaninë e Madhe
Reagime kundër shqiptarëve që mbërrijnë me gomone në Britaninë e Madhe.
Përveç tyre, ka qenë edhe një bisedë telefonike mes dy kryeministrave që në fokus ka pasur pikërisht çështjen e emigrantëve shqiptarë që kanë marrë rrugët e Evropës për të kaluar në Angli. E ndërkohë që Edi Rama ka dalë garant në faktin se Shqipëria është vend i sigurt, shefi i qeverisë britanike vijon të ofrojë dhe kërkojë zgjidhje kryesisht për azilkërkuesit, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, është ministri për Migracionin, i cili gjatë fundjavës ka artikuluar idenë që emigrantët që vijnë me varka të vogla duhet të përjashtohen përgjithmonë nga kërkesa për azil. Sërish në fokus janë emigrantët që ikin nga Shqipëria, pikërisht për një jetë të sigurt jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe për shkak të rritjes së kriminalitetit dhe korrupsionit në Shqipëri. Edhe pse të dy krerët e qeverive të vendeve respektive nuk e pranojnë këtë fakt, për shkak se të dy palëve iu shkon përshtat, pak ditë më parë, një i arrestuar për drogë në Angli i tha një gjykate: “Unë më mirë pranoj të rri në burg në Angli se sa të kthehem në Shqipëri”.
E ndërkohë që i riu shqiptar u la në burg bashkë me shokët e tij të kultivimit të kanabisit, ditën e shtunë ka qenë rrjeti televiziv prestigjioz “BBC” që ka dhënë alarmin e zhdukjes së 39 fëmijëve shqiptarë nga qendrat e azilit ku kanë qenë të vendosur. Prej dy ditësh, autoritetet britanike nuk dinë të thonë se çfarë është bërë me ta, por ata saktësojnë se dyshimet janë të jenë tërhequr nga grupet kriminale që merren me ngritjen dhe mbarëvajtjeve të shtëpive të barit në Angli.
IDE E RE KUNDËR SHQIPTARËVE
Shqiptarët duhet të ndalohen të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, pasi ata vijnë nga një vend “demonstrueshëm i sigurt”, ka thënë ministri i Emigracionit i Britanisë së madhe. Robert Jenrick tha se individë të tillë duhet të “përjashtohen nga e drejta për të kërkuar azil”, pasi ai paralajmëroi se nivelet aktuale të migrimit në MB ishin “të paqëndrueshme”. Komentet e tij erdhën pasi Ministria e Brendshme nuk pranoi të komentojë një raport në “The Sunday Times” se ministrat po punojnë për legjislacionin që mund të ndalojë azilkërkuesit që hyjnë në rrugë të paligjshme të vendosen ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, u raportua se po i kërkonte Rishi Sunak të mbështeste planet për të ndaluar çdo emigrant të paligjshëm pas mbërritjes. Qeveria është nën presion të madh nga deputetët konservatorë për t’u marrë me çështjen e trafikantëve të njerëzve që përdorin varka të vogla për të transportuar emigrantët përtej Kanalit. Jenrick paralajmëroi se migrimi i paligjshëm ka të ngjarë të jetë një problem për “shumë vitet që do të vijnë” dhe tha se ministrat ishin dakord që nivelet e përgjithshme të njerëzve që hynin në vend ishin shumë të larta. Një fushë “e pjekur për reformë”, tha ai, ishin rregullat për vizat studentore dhe numri i personave në ngarkim që ata mund të sjellin në vend ndërsa studiojnë. Autoritetet politike dhe të sigurisë në Angli pretendojnë se Shqipëria është vend i sigurt dhe se asnjë shqiptar nuk ka pse të kërkojë azil në vendin e tyre sidomos kur ata vijnë në rrugë të jashtëligjshme.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë










