E-Diaspora
Ministri Buja, në konferencën për 5 vjetorin e Kosovës shtet
Ministri Buja ka përmedur edhe të arriturat në arsim si: ndërtimin e objekteve shkollore, mbështetjen e vazhdueshme të sudentëve për të studiuar në universitet më prestigjioze të botës përmes dhënies së bursave
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka marrë pjesë në konferencën shkencore me rastin e 5- vjetorin të pavarësisë së Kosovës “Kosova: 5 vjet pavarësi”, organizuar nga Universitetit popullor shqiptar në Zvicër, që është mbajtur nën patronatin e Ambasadës së Kosovës në Zvicër.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministri Buja në fjalën e tij ka prezantuar një përmbledhje të arritjeve të Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë, duke shtuar se për një periudhe kaq të shkurtër, Kosova është shndërruar në një faktor të rëndësishëm stabiliteti në rajon.
“Kosova ka vendosur marrëdhënie të mira me vendet e rajonit dhe rruga e Kosovës është integrimi në familjen evropiane”, ka thënë ministri Buja, i cili ka theksuar se të gjitha arritjet në Kosovë janë edhe falë mbështetjes së madhe dhe të vazhdueshme të miqve ndërkombëtarë.
Ministri Buja ka folur edhe për punën që është bërë në sektorin e arsimit, duke përmedur edhe të arriturat në këtë fushë, si: ndërtimin e objekteve shkollore, mbështetjen e vazhdueshme të sudentëve për të studiuar në universitet më prestigjioze të botës përmes dhënies së bursave, ngritjen e pagave të mësimdhënësve, investimet në shkencë, ngritjen e mësimdhënësve përmes trajnimeve, etj.
Ministri Buja tha se po punojmë që të ndërtojmë një sistem të arsimit të krahasueshem më atë evropian.
“Synim yni mbetet cilësia, e krahasueshme me vendet evropiane, gjë që mund të arrihet në saje të angazhimeve tona të përbashkëta dhe me përkrahjen e partnerëve tanë zhvillimorë”, ka thënë ministri Buja.
Në këtë konferencë me kumtesat e tyre janë paraqitur edhe ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, Kurt Kunz, Drejtor i sektorit për Ballkan pranë Drejtorisë për Zhvillim dhe Kooperim të Ministrisë zvicerane për punë të jashtme, Manuel Tornare, kryetar i Universitetit popullor shqiptar në Zvicër dhe Luc Barthassat, deputet në Parlamentin zviceran.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027










