Jeta në Zvicër
Ministri Burkhalter shpallet “Zvicerani i Vitit” në SwissAwards
Zgjedhja është bërë nga publiku, me votim. Më së shumti vota, 46 për qind, i ka fituar ministri Burkhalter, i cili ka qenë edhe president i federatës gjatë vitit 2014
Ministri i puneve të jashtmei Zvicrës, Didier Burkhalter, i cili gjatë vitit 2014 ka ushtruar edhe funksionin e presidentit të vendit, është shpallur “Zvicerani i Vitit”.
Radiotelevizioni i Zvicrës për të 13-tën herë me radhë ka ndarë çmimin “SwissAwards” në një spektakël me pjesëmarrje të një publiku të zgjedhur. Zgjedhja është bërë nga publiku, me votim. Më së shumti vota, 46 për qind, i ka fituar ministri Burkhalter. Në vendin e dytë, me 8.24% të votave, publiku e ka radhitur Beatrice Egli dhe në të tretin, me 7.34, Sabine Hediger.
Në fjalën e tij të falënderimit, Burkhalter ka falënderuar bashkëpunëtorët e tij në ministri dhe në veçanti bashkëshorten e tij për mbështetjen e dhënë-
Është hera e dytë që çmimi për zviceranin e vitit shkon në duart e një ministri federal. Herën e parë atë e pati fituar ministrja Eveline Widmer-Schlumpf.
Çmimin për vepër jetësore e ka fituar në mënyrë post-hume këngëtari Udo Jürgens, i cili ka vdekur rreth dy javë më parë.
E-Diaspora
-
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë Shfaqja “Ne dhe Ata”, me interpretim nga Dan Morina dhe me skenar e regji të Ben... -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia”
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it













