Shkurt.ch
Ministri francez: Rezultati i votimit në Zvicër “vetëvrasje kolektive”
Këtë konstatim ministri socialist e ka bërë para zgjedhjeve lokale të Francës ku pritet rritje e mbështetjes për partinë e ekstremit të djathtë “Front National”.
Pas deklarimit një javë më parë të ministrit të jashtëm francez Fabius se Franca do t`i rishikojë marrëdhëniet diplomatike me Zvicrën, është dëgjuar edhe një deklaratë e fortë nga nivelet qeveritare të vendit fqinj
Ministri francez i industrisë Arnaud Montebourg, duke folur lidhur me rezultatin e referendumit të 9 shkurtit në Zvicër, rezultat ky që rikthen politikën e kontingjenteve të punëtorëve nga BE, e ka quajtur këtë “vetëvrasje kolektive” për Zvicrën.
“Kam respekt të madh për të drejtën e përgjithshme të votimit, por kjo është vetëvrasje kolektive për zviceranët”, ka thënë Montebourg për radion France Inter, transmeton agjencia zvicerane e lajmeve sda/ats. Si ndëshkim do të mund të rriten doganat për eksportet zvicerane. Në këtë mënyrë Zvicra po i kontribuon vetë varfërimit të saj.
Votimi i 9 shkurtit ka treguar, sipas Montebourg, se si mund t`i ndryshojnë ligjet politikanët e të djathtës radikale. Këtë konstatim ministri socialist e ka bërë dy muaj para zgjedhjeve lokale të Francës ku pritet rritje e mbështetjes për partinë e pozicionuar kundër të huajve “Front National”.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













