Kosova
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, letër të hapur stafit civil dhe ushtarakëve të FSK-së
Ministri i ri Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, u është drejtuar përmes një letre të hapur zyrtarëve në këtë ministri dhe të gjithë ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë të zhvillojnë kapacitetet e ministrisë për të siguruar udhëzime strategjike efektive dhe mbikëqyrje demokratike të FSK-së, teksa shtoi se do të vazhdojnë transformimin e FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake dhe të gatshme për të përmbushur misionin e saj, siç ka shkruar ai “mbrojtjen territoriale, pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare dhe sigurimin e mbështetjes për agjencitë dhe autoritetet civile”.
Maqedonci ka shkruar se gjatë gjithë kohës ka qenë dëshmitar i transformimit të FSK-së në një ushtri profesionale siç është sot.
“Jam i ngazëllyer dhe i entuziazmuar të filloj udhëheqjen e këtij institucioni profesional të civilëve, ushtarëve dhe oficerëve, për të punuar së bashku në zgjidhjen e problemeve dhe përmbushjen e objektivave. Së bashku do të kontribuojmë në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke siguruar kështu sovranitetin dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











