Lajme
Ministri i Shëndetësisë u kërkon zviceranëve të vaksinohet para vjeshtës
Kjo është përqindja e të vaksinuarve në Zvicër
Edhe pse kantonet kanë në dispozicion doza të mjaftueshme të vaksinave Pfizer dhe Moderna, shkalla e imunizimeve ka ngecur që nga mesi i korrikut dhe po vazhdon tutje me këtë ritëm, transmeton albinfo.ch.
“Ky është momenti i fundit për të vendosur mbi vaksinimin para ngritjes së madhe të rasteve”, tha ministri i Shëndetësisë, Alain Berset.
“Një kontribut individual në një përpjekje kolektive”, shtoi ai.
Tani për tani, 49.5 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH). Sidoqoftë, në Cyrih, Bazel dhe Ticino kjo normë tejkalon 53 për qind.
Por norma e Obwalden, Glarus dhe Appenzell Innerrhoden bie nën mesataren kombëtare, duke qëndruar rreth 40 për qind. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













