Lajme
Ministri Murati priti edhe komunitetin malazias
Siç behet e ditur në një njofim tüe Ministrisë së Diasorës, në kuadër të ditëve të diasporës, edhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë, të cilat jetojnë në Kosovë, kanë organizuar aktivitete me pjesëtarët e diasporës respektive. Në këtë rast, Shoqata e Malazezve në Kosovë, e udhëhequr nga Slobodan Vujiçiq, ka ftuar për një tryezë bashkëbisedimi ministrin Murati me pjesëtarë të diasporës malazeze, me ç’rast ministri tregoi për projektet që i udhëheq Ministria e Diasporës. Në këtë takim mori pjesë edhe Predrag Mitroviç, drejtor për diasporën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi. “Jemi në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të regjistrimit të diasporës, ndërsa puna e Ministrisë bazohet në katër shtylla kryesore: promovimi i të drejtave politike dhe sociale të diasporës, ruajtja e identitetit dhe forcimi i lidhjeve me diasporën, integrimi i diasporës në vendet pritëse dhe përfshirja e diasporës në zhvillimin socioekonomik të vendit”, tha ministri Murati, bëhet e ditur më tutje në njoftim. Të pranishmit u interesuan më shumë për projektet e Ministrisë së Diasporës, njëkohësisht duke e falënderuar ministrin për prezencën dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim e shkëmbim të përvojave në të mirë të diasporës malazeze, thuhet në fund të njoftimit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











