Lajme
Ministria e Diasporës dhe Ambasada Franceze thellojnë bashkëpunimin
Diplomati francez, ambasadori Chabert falënderoi ministrin Valon Murati për pritjen dhe shprehu vullnetin për bashkëpunimin mes Ambasadës franceze dhe Ministrisë së Diasporës
Ambasadori i ri francez në Kosovë, Didier Chabert i ka premtuar ministrit të Diasporës, Valon Murati mbështetje dhe bashkëpunim në fushën e diasporës. Diplomati Chabert falënderoi ministrin Murati për pritjen dhe shprehu vullnetin për bashkëpunimin mes Ambasadës franceze dhe Ministrisë së Diasporës.
Këto komente dolën pas një takimi njohës që ministri Murati zhvilloi me ambasadorin e ri francez në Kosovë, Chabert, me të cilin bisedoi për çështje të ndryshme, veçanërisht për fusha që lidhen me diasporën. Ambasadori francez u njoftua për prioritetet që ka ministria për pjesëtarët e diasporës.
Sipas një njoftimi për media, në takimin e zhvilluar u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit mes MeD-së dhe Ambasadës franceze, për rëndësinë që diaspora ka në zhvillimin ekonomik të vendit, për modalitetet e politikat më të mira në interes të diasporës, por edhe për rëndësinë që ka përfaqësimi i diasporës në institucionet e Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit Mijëra banorë të huaj refuzojnë ndihmën sociale nga frika e humbjes së lejeve... -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër











