Kosova
Ministria e Jashtme i reagon Pacollit: Po e rrezikon një njohje të re
Behgjet Pacolli po e rrezikon seriozisht procesin e një njohjeje të re, thotë MPJ-ja.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka refuzuar të japë informata lidhur me njohjen e paralajmëruar nga ish-kryediplomati Behgjet Pacolli, me arsyetimin se rrjedhja e informacionit e rrezikon seriozisht procesin.
MPJ, përmes një përgjigjeje për Express, u ka bërë thirrje të gjithëve të përmbahen nga çdo lloj veprimi që mund t’i cenojë proceset e tilla.
“Nuk japim informacione lidhur me këtë temë. As në rastin konkret, e as në raste të ngjashme, ku rrjedhja e informacionit e rrezikon seriozisht procesin. U bëjmë thirrje të gjithëve të përmbahen nga çdo lloj veprimi që mund të cenojë proceset e tilla të brishta”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka shkruar të dielën publikisht kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se presidenti i një shteti është i interesuar të vijë këtë javë në Kosovë për ta zyrtarizuar njohjen e pavarësisë. Ai tha se të shtunën ia ka dërguar Kurtit mesazhin e këtij presidenti në WhatsApp.
“Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryer formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet”, shkroi Pacolli dje në Facebook.
Pacolli tha se për këtë njohje nevojitet vetëm miratimi i kryeministrit.
“Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj. Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












