Kosova
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje mjekëve nga mërgata të punojnë në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës u bën ftesë të gjithë specialistëve të fushave të ndryshme mjekësore që kanë interes për angazhim dhe punë në institucionet shëndetësore publike të Kosovës.
Ftesa u drejtohet specialistëve të fushave mjekësore, pjesëtarë të mërgatës shqiptare, atyre nga rajoni, por dhe profesionistëve të huaj mjekësorë, thuhet në njoftim.
“Bashkëpunimi profesional në institucionet tona ka ekzistuar dhe aktualisht është duke marrë ritëm të ri. Por, në mënyrë që ky bashkëpunim të thellohet e dinamizohet ju ftojmë të shprehni interesimin tuaj për të ndihmuar vendin dhe sektorin krah për krah me kolegët që me mundin e dijen e tyre sigurojnë shërbimet në të gjitha nivelet. Të gjithë të interesuarit që kanë përvojë të konsiderueshme pune në lëmenjtë ku veprojnë dhe veçanërisht ata që kanë dhe përvojë akademike, u lutemi të na drejtohen”, bën ftesë Ministria e Shëndetësisë, përcjell albinfo.ch.
Për angazhimin e tyre do të bëhen marrëveshje me institucionet shëndetësore ose Ministrinë e Shëndetësisë.
Angazhimi i profesionistëve shëndetësorë nga mërgata dhe jashtë vendit do të respektojë kushtet e Udhëzimit Administrativ (QRK) nr. 10/2022 për licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj dhe aktet e tjera ligjore në fuqi, përcjell albinfo.ch.
Njoftimin tuaj për angazhim mund ta dërgoni në adresën e-mail: [email protected]
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni












