Shkurt.ch
Ministrja Schlumpf merr në mbrojtje politikanin nën hetime
Ndaj ish deputetit të CVP në Dhomën e Kantoneve, Bruno Frick po zhvillohej një procedurë penale lidhur me kryerjen e papërgjegjshme të punëve në një agjenci
Ministrja e Financave Widmer-Schlumpf vazhdon ta mbrojë këshilltarin e porsazgjedhur të Finma (autoriteti për mbikëqyrjen e financave), Bruno Frick përkundër faktit se ndaj tij është duke rrjedhur një procedurë penale. “Nga perspektiva e sotme nuk ka ndonjë shkas për gjykimin e tij, çfarë qe bërë para zgjedhjes së Frick-ut në këtë pozitë, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Financave.
Ai ka thënë se përmes bisedimeve të ndryshme janë sqaruar akuzat ndaj tij ministrja Widmer-Schlumpf ka komunikuar lidhur me këtë me kryetaren e Këshillit Menaxherial të Finma-s, Anne Heritier-Lachat. Ato të dyja pastaj kanë zhvillua biseda të veçanta me z. Frick. Ky i fundit, ashtu siç ishte planifikuar, më 1 gusht do të nisë punën në Finma, ka theksuar zëdhënësi.
Të dielën që shkoi është bërë e ditur se ndaj ish deputetit të CVP në Dhomën e Kantoneve, Bruno Frick po zhvillohej një procedurë penale lidhur me kryerjen e papërgjegjshme të punëve në një agjenci. Por as Qeveria Federale dhe as vetë Frick nuk kishin pasur njohuri për këtë para se të bëhej zgjedhja në Finma në fund të qershorit.
E-Diaspora
-
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot shfaq një program artistik në 20 vjetorin e Bibliotekës ndërkulturore «... -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore












