Uncategorized
Minoritetet dhe politika: modeli amerikan
Gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, mediet e kanë nënvizuar me të madhe faktin se vota e grave, e të rinjve si dhe e minoriteteve shoqërore ka ndikuar në dallimin e votës në favor të rizgjedhjes së Barack Obama në shtetet kyçe (Swing States).
Sipas tyre, tani e tutje minoritetet etnike do të përbëjnë një faktor me peshë në votimet popullore. Disa analistë po ashtu e kanë nënvizuar aspektin negativ të këtij fenomeni, i cili sipas tyre, ka kontribuar në zgjerimin e dallimit mes votës së të bardhëve dhe të tjerëve.
Mirëpo, krijuesit e opinionit paksa e kanë neglizhuar një dimension tjetër me interes të zgjedhjeve presidenciale të 6 nëntorit të fundit: mobilizimin politik të jashtëzakonshëm të individëve që dalin nga minoritetet e ndryshme.
Këta janë angazhuar sërish sepse e kishin para vetes një model: presidentin melez i cili ishte ngritur para katër vjetëve, në krye të një super-fuqie botërore, kurse kishte prejardhje nga një mjedis sociokulturor i cili deri dje ishte më tepër spektator se sa pjesëmarrës i jetës politike amerikane. Ky elan i ri reflekton vullnetin që një simbol i tillë të zgjasë dhe të shkruhet në kursin e Historisë së Shteteve të Bashkuara, të cilat janë, ta rikujtojmë, të përbëra nga një popullatë shumicë e bardhë.
Kjo zgjedhje presidenciale dëshmon se diversiteti në plan të përfaqësimit funksionon në një shoqëri kur pjesëtarët e minoritetit i kanë të njëjtat gjasa dhe mundësi sikurse shumica.
Zgjedhja e Obama-s duhet po ashtu të shërbejë si mesazh në adresë të vendeve evropiane të cilat në përbërjen e tyre kanë një përqindje të rëndësishme të qytetarëve evropianë që janë me prejadhje migruese. Mirënjohja e llojllojshmërisë si pasuri, dhe jo vetëm si problem, duket se ende mungon. Nga kjo rezulton një mosangazhim në parti politike si dhe një nën-përfaqësim politik i personave me prejardhje migruese.
Në Zvicër, përparime të rëndësishme shënohen në këtë rrafsh nga viti në vit, sidomos në plan të të drejtës së votës dhe të zgjedhjes së të huajve në nivel komunal, ose në atë kantonal. Mirëpo, është fakt se rritja e numrit të të zgjedhurve zviceranë me prejardhje të huaj, veçanërisht në nivel federal, do të zgjonte një interesim më të veçuar për jetën politike zvicerane.
Në procesin e pjesëmarrjes politike dhe të ushtrimit të të drejtës së votimit, modelet janë të rëndësishme. Mirëpo na mbetet për të bërë rrugë në drejtim të laramanisë sociokulturore, qoftë për nga aspekti i bazës së partive politike, veçanërisht të atyre të djathta, ose të perceptimit të kandidatëvenë zgjedhje me prejardhje migruese.
Disa nga ata e kanë paguar haraçin e emrit të tyre të huaj, shpeshherë të fshirë nga listat, dhe kjo ka një efekt disuaziv në angazhimin në jetën politike lokale, por edhe më lartë.
(Botuar në «24Heures», 17-18 nëntor 2012)
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











