Lajme
Miratohet buxheti, punëtorët e PTK-së dhunshëm tentuan të hyjnë në Kuvend
Në ditën e fundit para skadimit të afatit, Kuvendi i Kosovës, sot e miratoi buxhetin për vitin 2011. Miratimi i buxhetit vijoi pas debatit të ashpër parlamentar midis partive në pushtet dhe opozitës, e cila kundërshtoi buxhetin e propozuar nga Qeveria.
Me miratimin e buxhetit u zhbllokuar kriza për procedimin e mjeteve buxhetore me rritjet deri në 50 për qind për administratën publike, punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe policisë, ndërsa parashihet rritje ekonomike për 5.5 për qind.
Për buxhetin për këtë vit kalendarin që kap shumën 1 miliardë e 264 milionë euro të hyra buxhetore, ndërsa 1 miliardë e 434 milionë euro shpenzime, kanë votuar 66 deputetë, 25 ishin kundër dhe 12 abstenuan.
Edhe gjatë votimit të sotëm opozita kundërshtoi nenin 4 të projekt-buxhetit, me të cilin është aprovuar edhe shitja e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK). Miratimi në pako i buxhetit me shitjen e PTK-së nga opozita u cilësua si joligjore dhe jokushtetuese.
Ndërsa mbahej seanca parlamentare, sindikalistët e PTK-së, në shenjë proteste për shitjen e kësaj kompanie publike, kanë thyer derën e Kuvendit në tentim për të hyrë dhunshëm në ndërtesën e Kuvendit. Por protestuesit janë ndalur nga Njësia Speciale e Policisë, ndërsa dy protestues janë arrestuar.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve














