Lajme
Miratohet Ligji kundër luftërave të huaja
Sipas projektligjit të miratuar sot, të gjithë ata kosovarë që i bashkohen një konflikti të huaj (Siri, Irak) mund të dënohen deri 15 vjet burg
Kuvendi i Kosovës me shumicë votash, ka miratuar në parim Projektligjin që sanksionon pjesëmarrjen e kosovarëve në luftërat e huaja. Ky projektligj, u përcoll me debate të ashpra në Kuvend, ndërsa ishin deputetët e partisë më të madhe opozitare, ata të Lëvizjes Vetëvendosje që kundërshtuan ligjin.
Vetëvendosje ishte kundër projektligjit, duke kërkuar që të precizohet “pjesëmarrja në një luftë apo konflikt të huaj”.
Ndryshe, sipas projektligjit të miratuar sot, të gjithë ata kosovarë që i bashkohen një konflikti të huaj (Siri, Irak) mund të dënohen deri 15 vjet burg. “Projekt-ligji ka 7 pika, të cilat, parashohin sanksione ndaj shkelësve eventual, prej 6 muaj deri në 15 vjet burgim”, thuhet në projektligj.
Pra, sipas projektligjit të miratuar, çdo person i cili merr pjesë apo organizon, rekruton, financon, nxit, udhëheq apo trajnon personat ose grupe të personave me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, sanksionohet dhe dënohet ne burgim.
“Kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuele, duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në rrjetet sociale ose në çfarëdo forme tjetër të komunikimit, thërret ose nxit të tjerët për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në paragrafët e caktuar, do të dënohet me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet”, thuhet në projektligj.
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se ky projektligj është dëmshëm për vendin. Sipas tij, edhe në çlirimin e Kosovës kanë kontribuar edhe qytetarë të vendeve tjera, prandaj, sipas tij, ky ligj është i dëmshëm, pasi që nuk specifikohet se për cilat luftëra bëhet fjalë.
Ai më tej a thënë se me këtë projektligj nuk luftohet terrorizmi.
Ndërsa deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj u ka bërë thirrje që ta votojnë këtë ligj, pasi sipas tij edhe vendet e rajonit e kanë një ligj të tillë. Ndërsa ka thënë se Kosova së shpejti do të ketë një Strategji Kombëtare të Sigurisë, me të cilën do të rregullohen edhe disa çështje tjera.
“Ekstremizmat nuk luftohen me këto ligje totalitare”, ka thënë Kurti. Sipas tij qeveria po e nxitë ndytjen që të nxisin edhe migrimin. “Kushdo që i trajton ekstremistat pa analizë, është vet ekstremist”, ka thënë Kurti, sipas të cilit, “nuk luftohet ekstremizmi në emër të Amerikës”.
Kurti ka kërkuar që në projektligj të përmenden organizatat terroriste që nuk guxojnë t’u bashkohet kosovarët. “Deputet a e dini pse kjo qeveri nuk e bënë listën e organizatave. Nuk merret me akte terroriste në Kosovë, vrasjen e Enver Zyberin, e merret me luftëra të huaja”, ka thënë Kurti.
Zëvendëskryeministri i Kosovës një herësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, tha se jo vetëm Kosova, por e gjithë bota është duke u përballur me këtë problem.
“Ky projektligj është një domosdoshmëri pasi është i një rëndësie të veçantë për Kosovën. Është një kërkesë për t’u përballur me përmasat globale që nuk kursen asnjë shtet të botës. Numri i luftëtarëve që kanë shkuar nga Kosova është shqetësues duke pasur parasysh proporcionin e popullsisë. As Kosova nuk ka qenë imune për këtë problem, prandaj edhe implikimet e tilla janë barrë e madhe për shtetin”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se deklarata e sekretarit amerikan, Johon Kerry si dhe mbështetja që SHBA-të dhe shtetet e tjera që i japin Kosovës për të krijuar mekanizma kundër kësaj rryme fetare, është përgjegjësi e Kosovës që ta miratoj sa më shpejt këtë ligj.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











