Lajme
Miratohet Rezoluta kundër migrimit ilegal
Të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës kanë mbështetur krijimin e një rezolute për migrimin ilegal
Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten një rezolutë kundër migrimit ilegal të kosovarëve. Rezoluta e ngritur nga partia opozitar aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mori mbështetjen e 69 deputeteve, dy votuan kundër, ndërsa dy deputetë abstenuan.
Të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës kanë mbështetur krijimin e një rezolute për migrimin ilegal.
Ndër pikat kryesore janë edhe kërkesa për angazhim më të madh të Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik, me theks të veçantë në shtimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës dhe krijimi i një fondi për parandalimin e migrimit ilegal.
Po ashtu pikë tjetër e Rezolutë, është krijimi i menjëhershëm i lehtësirave doganore, tatimore dhe administrative për të gjithë ata të cilët hapin më tepër se 10 vende të reja të punës, si dhe angazhimi i Qeverisë dhe Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale për arritjen e marrëveshjeve me shtetet e Evropës, për punësime sezonale, me qytetarët tonë.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë










