Lajme
Mish hallall edhe në Kosovë
Kohëve të fundit ushqimi i cili është i certifikuar me logon Hallall ka zënë vend të konsiderueshëm në tregjet ndërkombëtare. Me prodhimin e ushqimit hallall merren edhe vende te cilat nuk njihen si vende Myslimane siç janë Australia, Zelanda e Re, Britania, Kroacia, e shumë vende të tjera që prodhojnë për konsum vendor, por shumicën e prodhojnë për eksport në vendet islame.
Tregu i prodhimeve hallall parashihet të arrijë shifrën rreth 3 bilionë dollarë në tërë botën, dhe është një treg në rritje të madhe dhe ka një numër të klientëve vazhdimisht në rritje. Vetëm vitin e kaluar kanë qarkulluar 635 miliardë dollarë prodhime “hallall”, prej të cilave 66 miliardë dollarë në Evropë.Për ilustrim, Londra ka 6 milionë konsumues të produkteve “hallall”, por vetëm dy milionë prej tyre janë mysliman.
Ndërsa në Kroaci të dhënat tregojnë se aktualisht janë dy mijë artikuj që vijnë nga 23 prodhues që kanë certifikatat “hallall”,të cilën e jep qendra e themeluar nga Meshihati i Bashkësisë Islame të Kroacisë, raporton portali Qendra.Mirëpo, për të pasur të drejt për certifikim të ushqimeve se a i plotësojnë kushtet që të certifikohet një lloj prodhimi hallall, duhet të jetë institut i cili merret me këtë punë, ndërsa në Kosovë ende nuk kemi ndonjë institut të këtij lloji.
Por si duket Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës është duke punuar për themelimin e një instituti të tillë që pritet të filloj së shpejti.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm













