Kosova
Mjegulla shkakton tollovi në fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës, shtyhen disa fluturime
Mjegulla e cila ka përfshirë zonën e Aeroportit të Prishtinës ka shkaktuar telashe në fluturimet nga ky Aeroport.
Në mesin e linjave të cilave u janë shkaktuar vonesa janë ato për Basel dhe Vjenë, raporton Albinfo.ch.
Ndërkohë që mësohet se një aeroplan i kompanisë ‘Wizz Air’ i cili nga Vjena kiahte destinacion Kosovën është detyruar të aterojë në Shkup.
Derisa nga Kompania ‘Easy Jet’ është mësuar se udhëtarët që kanë pasur të udhëtojnë prej Prishtinës në Basel, po dërgohen me autobusë në Shkup, prej ku nesër do të nisen drejt Baselit, shkruan tutje Albinfo.ch.
Ndërkohë një udhëtar që kishte për të fluturuar nga Prishtina drejt Baselit tha për Albinfo.ch se tash e diaa orë është duke pritur në Aeroportin e Prishtinës.
“Jemi prej ores 18:00 tu prit ne aeroport. Fluturimin e kemi pas ne oren 19:30 dhe u anulua. Deri tash askush nuk na ka dhene askush asnje informacion. Jemi me femije te vegjel dhe askush nuk jep pergjegjesi. Tash dikush na thote me na dergu ne Shkup ne hotele dikush na thote ne hotele ne Prishtine. Askush nuk dine kah me ia mbajt. Tash po presim ketu derisa te na japin nje pergjigje”, thotë Mentor Nushi nga Gjakova për albinfo.ch.
Ndërkohë që mësohet se një aeroplan i kompanisë ‘Wizz Air’ i cili nga Vjena kiahte destinacion Kosovën është detyruar të aterojë në Shkup.
Edhe një aeroplan i Baselit ka zbritur në Shkup të Maqedonisë Veriore. Pra,përvec Wizz Air edhe një aeroplan i Easy Jet ka zbritur në Shkup.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













