Lajme
Mjekët gjermanë shpëtojnë Oltin e sëmurë nga kanceri
Prof. Goshger thënë se ashti i pjesës së epërme të kofshës së Oltit do të zëvendësohet nga një protezë prej titani
Olti, vogëlushi gjashtë vjeçar nga Kosova vuan nga kanceri i eshtrave, një sëmundje vdekjeprurëse. Ai ka bërë deri më tash gjashtë hemoterapi. Nga ky trajtim Oltit i kanë humbur flokët. Por e gjithë kjo nuk ka mjaftuar për shërimin e tij.
Atë do ta shpëtojnë vetëm mjekët e Klinikës Universitare të Münsterit, me një operacion të llojit të ri.
Në këmbën e majtë të Oltit është rritur një tumor malinj. Mjekët në Kosovë nuk kishin mundësi ta ndihmonin më shumë, kështu që jeta e vogëlushit varej nga ndihmat nga jashtë.
Falë aksionit të organizatës humanitare në kuadër të gazetës gjermane Bild, “Ein Herz für Kinder” (Zemër për fëmijët) dhe angazhimit të shumë njerëzve, po rriten shpresat për t`i shpëtuar jetën vogëlushit.
Ai do t`i nënshtrohet operacionit më 8 mars në Klinikën e Münsterit dhe mjetet për këtë operacion janë siguruar.
Prof Georg Goshger është një ortoped i njohur në nivel botëror për trajtimin e tumoreve . Ai ka thënë për gazetën Bild se Oltit do t`i vihet një protezë për rritje. Ashti i pjesës së epërme të kofshës do të zëvendësohet nga një protezë prej titani.
Kështu, amputimi i këmbës nuk paraqitet i nevojshëm dhe Olti do të mund të lëvizë normalisht.
Por, pas katër vitesh, proteza do të zgjerohet duke i shtuar një mekanizëm elektronik për zgjatje. Me këtë, Oltit do t`i rritet këmba nga një milimetër në ditë.
Mjeku Gosheger thotë: “unë besoj fuqimisht se Olti në fund të vitit do të gëzojë shëndet të plotë”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar












